Vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë edhe dy ditë. Sipas Meteoalb, vetëm në fundjavë do të kemi përmirësim të motit, ku e diela rezervon më shumë orë me diell.
HAKIL OSMANI
METEOROLOG
Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mbetet me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu. Ditën e sotme më të fokusuara jan në zonat veriore, por duke filluar nga dita e nesërme pritet të kemi reshje shiu hnë të gjithë territorin shqiptar. Dita e dielë sjell një mot krysisht me kthujellime , do kemi më shumë orë me diell duke bërë që edhe temperaturat e ajrit të kenë një rritje të tyre, pasi pritet që të shtunën të zbresë deri hne 21 gradë. E diela I rrit temperaturat e ajrit edhe hnë orët e mesditës në 23 apo 24 gradë Celcius.
Ndërkohë, javën tjetër temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë Celcius.
HAKIL OSMANI
METEOROLOG
Vijon tendenca e rritjes së temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në 25 apo 26 gradë në ultësirën perëndimore, por edhe në zonat malore.
Referuar sinoptikanëve të Meteoalb, prilli do të mbyllet me reshje shiu.
/a.r