Mijëra civilë të vdekur, miliona të larguar dhe shumë ndërtesa të shkatërruara, kjo është situata në Ukrainë që prej 24 shkurtit, që shënoi edhe fillimin e pushtimit rus.
Lufta është konflikti më i madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka sjellë “telashe” edhe në ekonominë globale.
Fotografët në mbarë botën kanë kapur disa momente të konfliktit, dhunën dhe efektin që ka pasur lufta tek civilët dhe peizazhet e Ukrainës.
Rolet e tyre janë më të rëndësishme se kurrë, të regjistrojnë realitetin e ashpër të situatës dhe të përpiqen ta raportojnë atë në pjesën tjetër të botës.
Në këtë drejtim, mediat e huaja ka sjellë 20 fotografitë më të fuqishme dhe më prekëse nga dy muajt e fundit të agresionit në Ukrainë. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.