Mazhoranca socialiste nisi sot procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për Presidentin e ri. Në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të martë, secili nga deputetët dhe anëtarët plotësoi një fletë me tre emra dhe e futi në një zarf e më pas në një kuti.
Por ndërkohë që në këtë mbledhje PS pritet të marrë vendim për fatin e deputetit socialist Ornaldo Rakipi, ky i fundit ka bërë propozime e tij për emrin e Presidentit të ri të vendit.
PS pritet të vendosë sepse babai i deputetit Ornaldo Rakipi, Aqif Rakipi u shpall non grata nga SHBA pak ditë më parë.
Ajo që u vu re ishte se Ornaldos iu deshën disa minuta për të shkruar tre propozimet e tij, ndërkohë që deputetët e tjerë i kishin menduar më herët dhe i futën zarfet e tyre në kuti më shpejt.
g.kosovari