Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Takimi mes të dyve është zhvilluar tek “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.
Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Socialistët pritet që të propozojnë emrat për Presidentin e ri të Republikës, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të SHBa.
/a.r