Rudina Hajdari është rikthyer në Partinë Demokratike, por me një tjetër mendim për ish-kryeministrin Sali Berisha, në një prononcim për mediat, para selisë blu, Hajdari tha se problemi që ka Berisha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pas shpalljes së tij non-grata është diçka personale dhe duhet ta zgjidhë ai vetë.
Hajdari shton se Berisha duhet të jetë pjesë e PD-së për kontributin e tij në këtë parti prej 30 vitesh, por ndoshta nuk duhet të zërë poste drejtuese.
Pjesë nga prononcimi për mediat:
Mendoni se Partia Demokratike penalizohet në lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse zoti Berisha është pjesë e saj apo në poste drejtuese?
Rudina Hajdari: Mendoj që përsa i përket kësaj pjesë, problemi që ka zoti Berisha me SHBA-të është personale. Nuk mund ta marrim këtë gjë si kalë beteje.
Nuk duhet të jetë kështu, çfarë ka Berisha me SHBA është personale, por përsa i përket PD-së, kjo parti duhet të bazohet në votë. Është kohë të kemi një platformë tonën. Të gjithë këto janë shqetësime që ne i kemi, jo të merremi me se kush është zoti Basha, Berisha apo të tjerët. E rëndësishme është të rikthejmë PD në një parti konkuruese dhe të suksesshme.
SHBA-të kanë qenë mjaft të prera kur janë shprehur se nëse Berisha do të jetë në poste drejtuese, do të ketë sanksione ndaj kësaj partie
Kushdo që të jetë kryetar i PD duhet të mendoj përtej strukturave, përtej anëtarësisë, Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, kjo u konfirmua me zgjedhjet e 6 marsit. Por kur flasim për interesin e PD, për ringritjen e PD.
Zoti Berisha mund të jetë pjesë e grupimit të ri por jo në postin kryesor. Në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër. Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi ca ka mundur, dhe PD duhet të zgjedhje një ofertë të re./m.j