Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pazakontë që ka ndodhur gjatë mesnatës së djeshme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku një vajzë e cila ka shkuar me dhimbje barku ka lindur në tualet foshnjën e saj.
“E reja qe lindi ne urgjencë deklaroi që nuk ishte në dijeni për shtatzëninë. Ajo është një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku dhe lindi ne tualetin e Urgjencës. Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje në ambientet e tualetit,”-shprehen infermierët.
E reja ishte paraqitur në spital më datë 17 prill në orën 02:00 të mëngjesit pasi kishte dhimbje barku, ajo fillimisht kishte shkuar në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, por më pas nga mjekët roje i është kërkuar që të shkojë në tualet.
Sipas njoftimit të publikuar nga Shoqata e Infermierëve për shkak të krizave e reja ka lindur foshnjën e saj në tualet.
/b.h