• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga qiraja, tarifa e telefonit dhe karburanti/ Shpenzimet e larta të Kuvendit për deputetët, ja qytetet që kryesojnë

by
18/04/2022 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përveç rrogës, kanë edhe dhjetra përfitime të tjera shtesë për punën që bëjnë si të zgjedhur dhe përfaqësues të qytetarëve.

Edhe pse në një periudhë krize shifrat e larta prej 40 mijë eurosh vetëm për karburantin e kanë përfituar të gjithë ligjvënësit, plot 124 të zgjedhur.

Mësohet se asnjë deputet nuk e ka refuzuar këtë pagesë. Duke i hedhur një sy listës së deputetëve rezulton se ata që kanë përfituar më shumë ose pagesën maksimale prej 40 mijë lekësh janë ata që përfaqësojnë edhe qarqet më të largëta.

Në krye të listës qëndrojnë deputetët e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës, të cilët kanë një kosto më të lartë për buxhetin e shtetit.

Një nga zërat për të cilat është paguar më shumë në muajin shkurt është edhe dieta e deputetëve. Gjatë këtij muaji, janë shpenzuar 50 mijë euro ose 6 272 177 lekë vetëm për dietat për 117 ligjvënësit, pasi 10 prej tyre e kanë refuzuar këtë lloj pagese.

Pjesa më e madhe e deputetëve, 97 kanë përfituar të njëjtën shifër, 75 250 lekë. Pjesë e kësaj liste janë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, apo kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, që kanë përfituar shifrën 75 250 lekë.

13 deputetë kanë përfituar shifrën e njëjtë prej 37 625 lekë dhe 3 deputetë kanë përfituar 39 506 lekë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përfituar në muajin shkurt 54 895 lekë dieta, ndërsa dy nënkryetarët, respektivisht Ermonela Felaj 45 026 lekë dhe Agron Gjekmarkaj 75 250 lekë dieta.

Një nga përfitimet e përmuajshme të deputetëve është edhe pagesa e komunikimeve në telefon.

Në bazë të listëpagesave të Kuvendit, rezulton se për muajin shkurt 124 deputetët kanë përfituar 2 135 000 lekë ose rreth 20 mijë euro shpenzime për telefonin e tyre, shkruan Panorama.

Pagesat për këtë përfitim janë të ndarë në dy shifra, 20 mijë lekë në muaj dhe 17 mijë lekë në muaj. 20 mijë lekë në muajin shkurt për telefonin përfituan Taulant Balla, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Nasip Naço, Flutura Açka, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka. Pagesa për qira për deputetët, të cilët përfaqësojnë zona të largëta janë paguar në muajin shkurt plot 585 666 lekë.

Ketë shifër e kanë përfituar 17 deputetë, pjesa më e madhe e tyre kanë marrë shifrën 35 mijë lekë në muaj. Po ashtu, gjatë muajit shkurt janë bërë edhe pagesa për hotel, për 6 deputetë në shumë prej 129 000 lekë. Në total, 127 ligjvënës shqiptarë përpos pagës mujore i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 14 774 306 lekë ose rreth 120 mijë euro.

/b.h

Next Post
Nga njohja me Merushen te thirrja e fundit, Fatjon Hoxha rrëfen vrasjen e nuses nga babai

Nga njohja me Merushen te thirrja e fundit, Fatjon Hoxha rrëfen vrasjen e nuses nga babai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com