Një pikë poste në Kamzë është grabitur pasditen e së hënës. Mësohet se grabitja ka ndodhur rreth orës 14.20 te filiali i Postës Shqiptare, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova.
Një person me kapuç, i cili dyshohet se kishte një pistoletë të vogël lodër, është futur në postë dhe i ka marrë pa dhunë sportelistes 100 mijë lekë të reja.
Më pas është larguar në këmbë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ndërsa vijon krehja e zonës dhe kqyrja e kamerave për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.”
/b.h