Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e sheh me skepticizëm platformën që u prezantua këtë të shtunë nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e PD-së, firmosur nga 32 deputetë.
Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ai vlerëson se një grup i vogël deputetësh demokratë kanë një tendencë për të ndarë PD-në në dy parti.
“Unë kam kërkuar që për çdo ide, apo të tillë platforme, të ketë një miratim në kryesinë e grupit parlamentar, dhe më pas vendimmarrja i takon grupit parlamentar. Iniciatorët duket që trukojnë me hile në raport me atë çka duan deputetët, duke prekur ndjeshmërinë e tyre. I mbështesë në shqetësimin e tyre për te pasur një PD të bashkuar, por duhet të jemi koshientë që vendimmarrja kalon në një procedurë miratuese detyruese. Nuk mund të marrë grupi parlamentar atribute politike. Tendenca e disave, e një grupi të vogël, jo e gjithë deputetëve në tërësi, për të krijuar dy PD, është një tentativë përçarëse dhe nuk frymëzon apo sjell bashkim, dhe duhet ndalur.”
/a.r