Zbardhen emrat e të gjithë politikanëve britanikë të shpallur “non-grata” nga Rusia.
Kremlini paralajmëron se do të shtojë kufizimet kundër politikanëve britanikë për atë që Rusia e quan një “valë histerie anti-ruse”.
“The Guardian” shkruan se Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Kwasi Kwarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May janë së bashku me Boris Johnson, Liz Truss dhe Ben Wallace në “listën e zezë”.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë:
“Kjo listë do të zgjerohet së shpejti duke përfshirë në të më shumë politikanë britanikë dhe deputetë të Parlamentit, të cilët vazhdojnë të ndezin histerinë antiruse, të shtyjnë Perëndimin në kolektiv drejt përdorimit të kërcënimeve ndaj Moskës dhe janë të angazhuar në një inkurajim të pandershëm të regjimit neo-nazist të Kievit.”
Rusia tashmë ka ndaluar hyrjen në vend të presidentit amerikan Joe Biden dhe një sërë zyrtarësh të tjerë amerikanë.