1. Dhimbje gjatë lëvizjes
Dhimbja gjatë lëvizjes ose vështirësi klaudikacione janë simptomë tipike të sëmundjes së artereve. Sa më shumë zvogëlohet qarkullimi i gjakut nëpër artere, si pasojë e shtresimit të materieve të yndyrshme dhe kripit të kalciumit në kuadër të arterosklerozës ose mbylljes së artereve si pasojë e sëmundjes së sheqerit, zvogëlohen metrat në gjatësi të ecjes. Kështu, pacienti do të ankohet se mund të kalojë 30 metra, e duhet të ndalet q të pushojë, e përsëri ë ecë 300 metra. Si avancon procesi i mbylljes ashtu zvogëlohet edhe gjatësia e ecjes pa mbyllje, derisa nuk fillojnë dhimbjet gjatë jo aktivitetit.
2. Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës dhe thonjve të shputës
Kur indi i shputës ka nevojë për ushqim, lëkura bëhet ishemike dhe e zbehtë, qimet bien dhe ndodh atrofia e thonjve.
3. Këmbët e ftohta
Si pasojë e ushqimit të zvogëluar të indeve të këmbëve, shputat janë të ftohta.
4. Ndjeshmëri e zvogëluar
Për shkak të ushqimit të zvogëluar, së pari pësojnë skajet e nervave. Si pasojë e kësaj ndjeshmërie të prekjes, si për ngrohtë dhe ftohtë është zvogëluar.
5. Dhimbje gjatë pushimit
Dhimbja gjatë pushimit është shenja e parë se arteret janë tërësisht të mbyllura dhe ushqimi i indit është ulur në minimum.
6. Paraqitja e plagëve në majat e gishtave
Pikat e zeza të cilat përhapen prej ditës në ditë në majat e gishtave, veçanërisht në vende të shputave, të cilat janë të ekspozuara ndaj traumës së vazhdueshme prej këpucëve, është nekroza. Kjo është shenja e parë serioze se indi nuk ushqehet siç duhet.
7. Gangrena
Sipërfaqe e mëdha të zeza të lagëta ose të thata të cilat janë pasojë e indit të prishur të shoqëruar me aromë intensive dhe të pakëndshme paraqet gangrenë.
Nëse keni këmbë të ftohta me ndryshime të thonjve dhe lëkurës në shputa, dhimbja në pulpën e këmbës gjatë lëvizjes, nëse në çdo 50 metra të kaluara duhet të ndaleni që t’ju kalojë dhimbja ose nëse keni ndryshime të tipit të pikave të zeza në shputë, menjëherë paraqituni te mjeku kompetent. Gjatë kontrollit mund të shihet se a keni sëmundje të artereve dhe nëse keni të filloni me mjekim, pasi që çdo plagë më e vogël gjatë prerjes së thonjve, traumë të këpucëve të ngushta, mund të jetë plagë hyrëse për infektime. Nëse kjo gjendet në zonën ku indi ushqehet për shkak të sëmundjes së artereve mund ta pësojë këmba dhe koka e pacientit.