Është miratuar në Kuvend me 105 vota letërnjoftimi elektronik për shqiptarët. 14 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa një ka abstenuar.
Sakaq, me 72 vota pro u miratua rezoluta ERRU për vitin 2021. Në Kuvend u miratua edhe ligji për krijimin e grupeve vendore të veprimit me 71 vota pro dhe 41 kundër.
Projektligji për të drejtat e autorit u miratua me 71 vota pro.
/b.h