Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se te presidenti Ilir Meta nuk i pëlqen rrëmuja që bën në shtëpi me rrobat. E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Kryemadhi tha se një tjetër gjë që nuk pëlqen te Meta është se ai është maskilist.
“I lë të gjithë aty njëra mbi tjetrën. Është njeri që që bën shumë sport, del për ecje dhe thotë po i lë këtu, do i vesh pastaj pasdite prapë dhe ato bëhen të gjitha palë”, tha Kryemadhi.
Ndërsa te veçoritë që pëlqen te Meta, ajo tha: Nuk më ka kërkuar kurrë llogari gjithë këto vite, p.sh. pse është shtëpia rrëmujë.
g.kosovari