Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti beson se mbledhjet e grupit parlamentar nuk zgjidhin krizën në PD. në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Alizoti duke komentuar mbledhjen e fundit, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje theksoi se nuk është kjo mënyra e bashkimit.
Demokrati shprehet se grupi parlamentar si organ i pranuar nga të dyja palët duhet të krijojë një grup negociatorësh. Sipas tij, Enkelejd Alibeaj fillimisht duhet të ishte dorëhequr dhe më pas të nisnin negociatat për bashkim.
“Ndodhi ajo që ju shihni. Po ndodh një mish-mash i madh brenda një partie që është end enë procesin e rigjetjes së vetes. Është një proces i vështirë bashkimi, nëse do të ndodhë.
Nuk mundet në mbledhje, nuk mund të jetë zgjidhja e një krize, kur ka qenë e madhe dhe e thellë. Për ta zgjidhur duhen disa etapa. Duhet të caktohet një grup negociatorësh. Ngelem te grupi se është i vetmi organ legjitim qa të gjithë palët e pranojnë. Grupi duhet të zgjidhte 3 ose 4 negociatorë. Takimet q mund të mbahen pa pasur pika të qarta nuk zgjidhet dot krizë sepse ëhstë e thellë. Nuk zgjidhet kriza nëse ne flasim tetë orë.
Pala në minorancë qëllon na bllokun s aj dhe pas 6 marsi meqë kryetari dha dorëheqjen unë mendoj qa nga ana politike, kjo s’ka të bëjë në lidhje me pozicionimin tim, pjesa që doli në këto zgjedhje duhet të kishte dorëheqje nga pozicioni i saj. Siç bëri zoti Gjekmarkaj dhe Duma dhanë dorëheqjen, duhet të ndodhet edhe nga zoti Alibeaj dhe të kishim një negocim të palëve. Nëse palët fillojnë dhe mbajnë të dy të qëndrime nuk funksionon”, tha ai.
Jemi në krizë parlamentare, shqiptarët u lanë pa opozitë
Për Tomor Alizotin, Partia Demokratike është në një krizë parlamentare. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat u shpreh se kur një grupim ka konflikt të brendshëm është në krizë dhe në këtë mënyrë kanë lënë edhe shqiptarët pa opozitë.
“Ne jemi në krizë parlamentare. Kjo është logjike, kur një grupim ka konflikt ai është në krizës. Ne dhe fatkeqësia është se kemi lënë dhe shqiptarët pa opozitë. Po asgjësojmë veten duke u marrë me veten. Struktura e partisë nuk pozicionohet dot me kundërshtarin. Ky tregon që palët janë duke u vetëasgjësuar. Kur palët mendojnë se janë në të drejtë absolute kriza thellohet”, tha ai.
Duke komentuar animimin e Enkeljd Alibejat, Alizoti thekson se zgjidhja nuk vjen nga gjykatat, por duhet të jetë politike. Sipas tij, Alibeaj duhet të kërkonte votëbesimin e deputetëve në pozicionin e tij si kryetar grupi.
“Unë mendoj që zgjidhja e një krize nuk zgjidhet në gjykatë. Nuk ka parti politike në Evropë që zgjidh gjërat e veta me gjykata. Edhe në mbledhje e kam thënë po shkoni në absurditet. Në një forcë politike vendos vota kush është shumica dhe pakica. Unë mendoj që edhe ajo që ka më pak ndjekës në PD duhet të unifikohet. Unë hodha një ide, meqë grupi parlamentar po të isha në vendin e tij të Alibeajt do e rivotoja veten”, u shpreh deputeti i PD./m.j