Enkelejd Alibeaj e ka thënë qartë se nuk pranon të bëhet pjesë e proceseve të nxituara për atë që quhet bashkim i PD-së.
Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu pas mbarimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Alibeaj tha se është I nevojshëm një proces i certifikuar zgjedhjesh në baza që PD të bashkohet.
Procese të nxituara, jo. kemi bërë dikur. Procese që duhet të japin sinjale të forta bashkimi. E kemi detyrim që të operohet në këtë mënyrë. Secili nga deputetët o të ketë mundësinë të japë sugjerime, ta përpunojë dhe në një moment të dytë të konkludojë në një mbledhje të dytë.
Dua të tregoj se edhe sikur një hapësirë e vogël të jetë do të duhet ta eksplorojmë. Pati edhe modalitet për një Kongres Pajtimi pork jo ishte zgjidhja finale sot. Dy pikat: Procesi i njëanshëm është i padobishëm dhe e dyta një proces i përbashkët i certifikuar zgjedhjesh nga baza.
Tërheqja e ankimimeve
Kam qenë këtu para dy javësh ditën kur u dha vendimi që ishte një vendim I marrë në mënyrë të paligjshme, në shkelje lighjore dhe konflikt interesi. Këtu isha dhe deklarova se kam bërë ankimim që është një e drejtë kushtetuese. Besoj që një parti që synon qeverisjen kurrsesi nuk I jep shërbim njerëzve të mos respektojnë gjykatën. Deri në momenti sa të shprehet gjykata do të eksplorojmë çdo mundësi për të bashkuar demokratët. Nëse gjejmë bashkimin s’kemi nevojë për bashkim.
Bashkim me Berishën?
Grupi Parlamentar është ai që është regjistruar në Kuvend pa Berishën anëtar të tij. Arsyet janë të qarta. Zgjidhja vjen me votë, mos ketë opërjashtime, fitoftë më i miri./m.j
Kur Basha hoqi Berishën pse se ngrite zërin për t’a votuar në grupin parlamentar? Palaço ,do me çdo kusht të bëhesh kryetar i PD.Terrorist Xhihadist.Le të kontrollojë SPAK të kaluarën tënde xhihadiste
Gjykim dhe këmbëngulje e drejtë e Alibeajt dhe grupit pranë tij!Hiqen sikur këta po rithemelojnë PD-në,pasi nuk na paska qenë e themeluar.Jo muskuj,nuk ka nevojë për forcë kjo punë,por për një shtrëngim të sinqertë duarsh dhe bashkim real forcash e energjish.