Prej orës 09:00 të paradites së sotme, demokratët e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e degës së tyre pas procesit të hapur nga Komisioni i Rithemelimit.
Në një njoftimi për shtyp janë bërë të ditura qendrat e votimit për secilën degë ku ka nisur procesi i votimit dhe kandidatët në garë.
Kështu në Fier garojnë Gentian Varfi, Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli. Në Fushë Krujë kandidatët janë Agron Loka dhe Aqif Mesi ndërsa në Selenicë Gazmir Beqaj dhe Leonard Rakipaj.
Komisioni i Rithemelimit ka bërë të ditur se procesi i votimit do të mbyllet në orën 17.00.
“Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”, thuhet në njoftim.
Deklarata e plotë
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë do të zhvillohen ditën e dielë në Qendrat e Votimit si më poshtë vijon:
Nr.
Degët
Adresa QV
Data
9
1.
Fush-Krujë
Selia e PD Dega Fush-Krujë
10.04.2022
2.
Selenicë
Lokali “Devoll Kuci” Peshkëpi
10.04.2022
3.
Fier
Godina e Universitetit UFO
10.04.2022
Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:
PD Dega Fier
Gentian Theodhori Varfi
Rrapi Rako Gjika
Vladimir Sabri Kajolli
PD Dega Fushë Krujë
Agron Sure Loka
Aqif Shaban Mesi
PD Dega Selenicë
Gazmir Memo Beqaj
Leonard Josif Rakipaj
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.
/b.h