Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste një thirrje kishte edhe për gratë, të cilave u kërkoi që të marrin pushtetin që u takon në parti, duke mos lejuar që burrat të marrin vendime në emër të tyre. Kreu i qeverisë u shpreh se vërtet PS fiton, por fitorja vjen falë grave, pa punën e të cilave kjo nuk do të ishte e mundur.
“Edhe në këtë aspekt ne nuk i kemi kryetaret gra dhe vajza në çdo organizatë. Unë kam shumë besim tek gratë dhe vajzat dhe ne ndërkohë mendoj që nëse me burrat është shumë e vështirë ti çojmë punët deri në fund me ju nuk duhet të jetë njësoj si me burratDo të bëja thirrje që forumin përkatës në territor që keni të drejtimit të organizatës ta përdorini për të mos lejuar që qoftë edhe një organizatë e vetme në zonën tuaj politike të mos ketë një grua ose një vajzë aty. Për të mos lejuar që emrat e bashkëdrejtueseve gra dhe vajza të vendosen nga kryetarët burra apo djem sipas qejfit të tyre dhe për të mos lejuar që mbledhjet të bëhen pa praninë e kryetares grua dhe pa kuorumin e nevojshme të grave.
Kemi akoma në këtë parti burra këtu që thonë ku kemi gra ne, sikur ata kanë dalë nga ndonjë bark lope që mos shkojmë më tutje se me kë i bëjnë fëmijët. Gra ka që cke me atë punë. Por jeni ju që duhet të mos lejoni që të trajtoheni sikur nuk ekzistojnë gratë”, tha Rama.