Rama apel për frymën te partia: Bashkimi vëllazëror i PS i duhet më shumë Shqipërisë se sa çmimet

Kryesocialisti Edi Rama ka befasuar me një deklaratë të tij në lidhje me situatën që po përballet vendi ynë, ashtu sikundër edhe vende të tjera të botës, që janë rritja e çmimeve.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin i socialistëve, Rama theksoi se bashkimi vëllazëror i PS-së i duhet më shumë në këto momente Shqipërisë, se sa çmimet.

“Një bashkim vëllazërimi për sigurinë, përkujdesjen dhe zhvillimin e familjes tonë kombëtare. Kjo është koha që PS të bëhet hapësira e dëgjimit të ndërsjelltë dhe e mbështetjes reciproke mes shqiptarëve. Nuk kemi nevoje që të presim një fatkeqësi, një tërmet, pandemi dhe të urojmë të vazhdojë lufta, për të kuptuar se çfarë është me rëndësi kur bëhemi bashkë. Ne këtë do e bëjmë kulturë. Kulturë në sjellje, kulturë në vendimmarrje dhe në veprim. Kjo i duhet sot më shumë se kurrë Shqipërisë, se sa çmimet. Më besoni se i duhet më shumë se sa çmimet. Kjo i zbut edhe çmimet. Me i zbut më shumë se sa çdo llogari që lidhet me paratë. Kush tjetër mund ta bëjë këtë më mirë se sa PS? Kush tjetër mund ta bëjë reformën në drejtësi? Kjo për të kapur drejtësinë, por për ta çliruar nga kapja e saj qysh prej 500 vjetër. Nuk është metaforë, as alegori, Më thoni kur ka pasur Shqipëria drejtësi në historianë e saj. kush tjetër mund ta sillte drejtësinë në Shqipëri?!”, tha Rama.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com