Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ministra e deputetë se ai vetë dhe PS nuk do behet avokate nese ata “shkelin ne derrase te kalbur” apo “u merr koka ere”.
Rama iu pergjigj zerave qe thone se ai “i leshon njerezit e tij”, duke theksuar se nuk duhet te çuditet njeri “kur te me shihni tek dera e SPAK me ndonje nga keta per veshi”.
Fjala e Ramës
Thonë pse po ha vetëm këtej nga ju sharra e SPAK-ut. Këtu unë nuk di ca të hem për sharrën e tyre por di ca të them per ne. Se ne as e kemi kapur drejtësinë as kemi dashur ta kapim drejtësinë se unë as nuk kam bërë shaka kur kam thënë duam më në fund një drejtësi të drejtë në këtë vend se ky vend nuk është i yni, është i fëmijëve tanë, e as bëj shaka kur ju them juve të gjithëve kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje, të shkojë të marrë avokatë. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, deputet, kryetar bashkie, dhe për asnjë zyrtar, anëtar i kësaj familje që thirret nga organet e drejtësisë.
Dëgjoj se dhe më vijnë, por pak nga zërat e brendshëm këtu por më vijnë zëra që thonë ky i gjati nuk të mban, ky të lëshon.
E thonë apo jo. Ky i gjati nuk i mbron njerëzit e vet. Dëgjoni këtu, unë nuk lëshoj askënd në këtë familje, që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta, i vë gjoksin i vë fytyrën zërin në dispozicion, dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje, kur është fjala për punë, të cilat i kërkon detyra e gjithësecilit.
Unë jo vetëm që nuk mbaj e nuk mbroj asjnë që besimin e marrë nga zgjedhësit nga kjo familje e unë vet e përdor për ti ngrënë pas shpine zgjedhësit edhe familjen tonë politike edhe mua.
Që borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë, por ia kam vetëm kësaj familje e këtij populli përvecse atyre që më kanë lënë mua mbiemrin që kam.
Pikërisht se jam edhe i gjatë si mund t’i mbroj e ti mbaj ata që më vënë në pozitë para disa të vegjëlve me mikrofona që më kërkojnë llogari për çfarë, për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni e nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër, se bota tjetër e jona është shumë afër, në Sharrë nuk punojnë kartat e kreditit, as parajsat fiskale nuk figurojnë në llogari.
Madje në Sharrë më mirë përgatituni të shkoni si dilja unë dikur në plazh se asgjë, nuk ju dalllon nga ata të tjerët atje kështu që dhe kostumet lërjani djemve se me burrat e kam.
Se na mban ai i gjati, të gjatit nuk ia beson njeri kur thotë ma bëjnë mbrapa krahëve, kjo është e vërtetë, dukesh si hajvan 2 metra, po mos u çudisni kur të më shihni tek dera e SPAK me ndonjë përveshi nga këta që duan t’i mbroj unë. Kjo është edhe për ministra e deputetë, s’po flas për nivele të tjera që i zgjedhim në emër të PS. Ka shumë deputetë që nuk shquhen për oratori, por flasin në terren.