“Qytetari Dixhital” i ish-kryeministrit Berisha befason herë pas here me mesazhet që sjell në facebookun apo numrin e telefonit të tij. Dhe të gjitha këto, çfarëdo i shkruhet, ish-kryeministri nuk ngurron ti bëjë publike në Facebook-un e tij. E në këtë zallamahi mediash online, ku prioritet është “KLIKIMI” dhe jo gazetaria, të gjithë vënë tituj të fortë për të kapur ndonjë klikim, pa bërë asnjë verifikim apo pa kërkuar ndonjë fakt për shashkat që Berisha apo kushdo politikan i majtë apo i djathtë hedh në rrjetet sociale.
E si për të treguar pabesueshmërinë e këtyre mesazheve, (që nga Berisha përdoren për të krijuar pseudongjarje dhe për të zhvendosur opinionin publik nga temat reale që ju interesojnë qytetarëve) shohim reagimet e qytetarëe në facebook-un e tij. Po të vëmë re komentet janë të natyrës ironike dhe tallëse, ku bie në sy komenti “ Mirmengjes Z. Berisha. Info e sigurt dy jashtetokesore jane fshehur poshte ures se lanes qe mbreme rreth ores 23:00 dhe po bejne eksperimente me nje qytetar qe po urinonte atje per momentin. Ju lutem shperndajeni para se te jete vone per njerezimin.”.
Por nuk mungojë as ata të natyrës: “Jam shume kurioz te di se ca malli pi ti sale. Kaloja dhe nacuve noiher mos e thith te gjithen per vete”. Këto janë disa nga komentet e pacensuruara, pasi të tjera ikin më një të rënë të mausit.
Gazetaria jodashamirëse ndaj qytetarëve kur politikanët bëjnë lloj e soj dëngle online çon në krijimin e ngjarjeve të stisura për të humbur vëmendjen nga problemet reale, nga reformat e rëndësishme dhe alternativat e denja.
“Qytetari dixhital” i Berishës mund të jetë kushdo, mjafton të shfrenoni fantazinë e t’ja dërgoni në inbox.
Lexo.al