Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri dhe hapjen e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS. Gjiknuri prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm teksa theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativ dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca.
“Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS, një kongres shumëi rëndësishëm jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet staturore të PS, si gjithmonë me fokus mirëorganizimin e saj, përfshirë edhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore qëna presin vitin tjetër, pornga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm, sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. E dime shumë mire përballjen që ka kjo mazhorancë dhe mënyrës se si po e menaxhon dhe si po u vjen në ndihmë njerëzve me ato paketa të rëndësishme sociale, që ndoshta nuk mund të jenë gjithçka, por janë diçka që adresojnë nevojat që ka popullata dhe brenda mundësive që ka qeveria shqiptare. Një nga temat më të rëndësishme të Kongresit janë edhe çështjet, që kanë të bëjnë me sfidat që po kalon Shqipëria, me atë çka po bën Qeveria dhe njëkohësisht me perspektivat”, deklaroi Gjiknuri.
Gjiknuri nënvizoi se Kongresi do të miratojë dhe votëbesim e Sekretariat ku do të ketë diskutime të lira. “Mendoj se është një mundësi e mirë që ai Kongres jo vetëm të japë mesazhin që Partia Socialiste është partia më demokratike, por është partia që përballon sfidat e së ardhmes dhe është partia që vërtetë është zgjedhja më e mirë për shqiptarët. E në këtë kuadër edhe statuti i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes, kemi të bëjmë me disa elemente të rinj të organizimit të partisë;jo vetëm krijojmë mundësinë e rizgjedhjes së të gjithë kryetarëve të partisë në të gjithë Shqipërinë dhe kjo nuk bëhet pa qëllim, kjo bëhet për të rinovuar strukturën, kjo nuk do të thotë se kryetarëve aktual të cilëve u ndërpritet mandati nuk kanë të drejtë të kandidojnë,sepse e di që mund të ketë pasur edhe keqkuptime në këtë drejtim, por dua t’ju them se të gjithë e kanë këtë të drejtë, të gjithë do të vlerësohen; janë strukturat ato që do të propozojnë”, deklaroi ai
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se fakti që PS është në pushtet sot, falë qeverisjes së mirë, është për shkak të forcës sonë politike që ka ditur të organizohet dhe që ka një jetëgjatësi e trashëgimi të mirë nga pikëpamja organizative.
“Partia Socialiste ka ditur të adaptohet me kërkesat e kohës. Jemi në mandatin e tretë, një ngjarje e paprecedentë në politikën shqiptare që njëkohësisht sjell sfida shumë të mëdha për Partinë Socialiste. Ka ardhur momenti që ne të bëhemi më inovative, përsa i përket organizimit me fokus fitoren. Jo vetëm fitorja si qëllim në vetëvete, por duke u apdejtuar me kërkesat që sjell koha, me shqetësimet që kanë qytetarët shqiptarë, me atë që presin ata nga kjo mazhorancë. Unë e kam thënë se në fund të fundit, si është partia, është edhe qeverisja. Kur ka parti të shëndosha, kjo është garancia dhe receta e duhur, që ne të kemi qeverisje të mire”, theksoi ai.
Gjiknuri bëri të ditur se programi i Kongresit, që do të ketë jo vetëm tematikën organizative që ka qenë traditë e Kongresit, por edhe tematika të tjera, të cilat do të zhvillohen në vende të hapura rreth godinës së Pallatit të Kongreseve, ku shumë të interesuar do të kenë mundësinë të marrin pjesë.
/b.h