Pasojat e pashmangashme të luftës në Ukrainë po reflektohen ditë pas dite në ekonominë globale. Faktorët si shtrenjtimi i kostove të prodhimit, mungesa e furnizimit në tregje, kanë shtuar ndjeshëm inflacionin edhe në Bashkimin Europian, duke krijuar një situatë të paprecedentë për ekonomitë e vendeve anëtare.
EUROSTAT ka publikuar së fundmi një seri grafiqesh që tregojnë se si është rritur në mënyrë të frikshme niveli i inflacionit në vendet anëtare të BE, apo në vendet e përfshira në Zonën Ekonomike Europiane dhe tregun e përbashkët të BE.
Grafiqet për secilin vend respektiv tregojnë rritjen e inflacionit nga muaji në muaj. Kështu inflacioni në Eurozonë, arriti në muajin mars në 7.5%, nga 5.9% që ishte në muajin shkurt. Në Janar 2022, ishte 5.1% dhe në Dhjetor 2021, ishte 5.0 %.
Në ITALI, gjatë muajit mars 2022, inflacioni preku nivelin rekord 7.0 %. Ndërsa në muajin Shkurt 2022, ishte 6.2 % dhe në Janar 2022, ishte 5.1 %.
Inflacioni në BULLGARI arriti në 8.4% në muajin Shkurt 2022. Rritja nisi që në fillim të vitit me 7.7% në Janar 2022.
SPANJA preku në muajin Mars 2022 nivelin 9.8 %. Më herët në muajin Shkurt 2022, inflacioni ishte 7.6 % dhe në Janar 2022, 6.2 %.
Vala në rritje e inflacionit ka prekur GREQINË me një nivel prej 8.0 % në mars të 2022. Rritja është tepër e fortë nëse merret në konsideratë që në shkurt inflacioni shënonte 6.3%, dhe në janar 2022 ishte vetëm 5.5%.
GJERMANIA është goditur nga inflacioni në nivelin 7.6% në muajin mars. Në Shkurt 2022 ishte vetëm 5.5 %, ndërsa në Janar 5.1%.
FRANCA po ashtu po përjeton presionin inflacionist, me nivelin e inflacionit në 5.1%. Në shkurt inflacioni shënonte 4.2 %, ndërsa në Janar 2022, 3.3 %.
PORTUGALIA po ashtu, sipas EUROSTAT ka shënuar një rritje të inflacionit. Nga 2.8% që ishte norma në dhjetor 2021, niveli u rrit në 3.4 % në Janar 2022, në 4.4% në Shkurt 2022, dhe në Mars 2022 kapërceu në 5.5%.
Më poshtë, shifrat e EUROSTAT për disa vende që tregojnë rritjen e ndjeshme të inflacionit.
Estonia:
Mars 2022, inflacioni 14.8 %.
Shkurt 2022, inflacioni 11.6 %.
Janar 2022, inflacioni 11 %.
AUSTRIA:
Në Mars 2022, 6.7 %.
Në Shkurt 2022, 5.5 %.
Në Janar 2022, 4.5 %.
Në Dhjetor 2021, 3.8 %.
Kroacia:
Në Shkurt, 6.3 %.
Në Janar, 5.5 %.
Në Dhjetor 2021 ishte 5.2%.
QIPRO:
Mars 2022, 6.2%.
Shkurt 2022, 5.8 %.
Janar 2022, 5.0 %.
Dhjetor 2021, 4.8 %.
Danimarkë:
Shkurt 2022, 5.3 %.
Janar 2022, 4.9 %.
Dhjetor 2021, 3.4 %.
FINLANDA:
Mars 2022, 5.6 %.
Shkurt 2022, 4.4 %.
Janar 2022, 4.1 %.
Dhjetor 2021, 3.2 %.
Luksemburg:
Mars 2022, 7.9 %.
Shkurt 2022, 7.8 %.
Janar 2022, 4.6 %.
HUNGARIA:
Shkurt 2022, 8.4 %.
Janar 2022, 7.9 %.
Dhjetor 2021, 7.4 %.
ZVICRA:
Shkurt 2022, 1.9 %.
Janar 2022, 1.4 %.
Dhjetor 2021, 1.3 %.
/a.r