Raporti i OKB-së bënë të ditur se ISIS është duke i mbajtur 3,500 persona në skllavëri vetëm në Irak.
Sipas raportit të publikuar të martën në mëngjes nga Misioni i Asistencës së OKB-së, shumica e skllevërve janë gra dhe fëmijë që vijnë kryesisht nga komuniteti Yazidi”.
OKB-ja gjithashtu ka zbuluar se militantët e ISIS kanë kryer një gamë të abuzimeve që kanë të bëjnë me krime lufte, krime kundër njerëzimit e ndoshta edhe gjenocid.
Gjithashtu në këtë raport ka informacione të vrasjeve të fëmijëve nga luftëtarët e ISIS, dhe është e konfirmuar se rreth 800-900 fëmijë janë rrëmbyer në Mosul për qëllime ushtarake dhe trajnime religjioze.