Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako të arrestuar tashmë për aferën e inceneratorëve me akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre në kohën që ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit tha se nuk është në dijeni të lidhjeve familjare mes klientit të tij dhe ish-ministrit Lefter Koka.
“Nuk di të ketë lidhje, nuk di”, tha ai i pyetur në ‘Opinion’.
Hazizaj theksoi se masën e arrestit me burg e mësoi në orën 1 të ditës së nesërme pas urdhërit të lëshuar, duke shtuar se Bllako sapo është njoftuar ka shkuar në komisariat.
/b.h