Parlamenti i Maqedonisë, ka zgjedhur Qeverinë e re teknike me në krye me Emil Dimitrievin, pasi dje pasdite Parlamenti e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Këta janë ministrat: Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, ministri i Jashtëm Nikolla Popovski, ministri i Financave Zoran Stavreski, ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave Mihail Cvetkov, i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, Ministër i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, për Kulturë Elizabeta Kançevska Milevska, për Shoqëri Informatike dhe Administratë Marta Arsovska Tomovska, për Transport dhe Komunikacion Vllado Misajlovski, dhe ministri i Mjedisit Nurhan Izairi.
Ministrat pa portofol janë propozuar Vlladimir Peshevski, Fatmir Besimi, Musa Xhaferi, Furkan Çako, Nexhdet Mustafa, Vele Samak, Bil Pavleski, Xheri Naumov dhe Goran Mickovski.