Një lëndë plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një biznesi në lagjen Besëlidhja në Lezhë.
Nga informacionet e para mësohet se lënda plasëse ishte ndezës granate dhe ishte një person ende i paidentifikuar që ka hedhur ndezësen.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por banorët i ka kapur frika dhe paniku, çka ka bërë që të dalin me shpejtësi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit, që hodhi lëndën plasëse.
g.kosovari