Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.
Njoftohen të gjithë pasagjeret që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit.
“Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.” njofton Drejtoria Detare,
Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.
Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë .
Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.
/b.h