Dyshja e famshme Simon e Garfunkel u bashkua në mënyrë surprizë për të festuar 50-vjetorin e këngës së tyre më të suksesshme, “The sound of silence”.
Kënga doli për herë të parë më 17 janar 1966 dhe nuk pati sukses të menjëhershëm, çka solli edhe ndarjen e dyshes. Më pas, me ardhjen e suksesit, Paul Simon dhe Art Garfunkel u bashkuan përsëri.
Tani, në moshën 74-vjeçare, Simon & Garfunkel janë ribashkuar për të kënduar edhe një herë hitin e tyre më të madh.