Telenovela Fisnik Syla dhe Fjolla Morina vazhdon ende dhe sot me zhvillime të reja!
Pas borxhit të kompanisë turistike dhe ndarjes së tyre ata nuk ngurrojnë ti hedhin baltë njëri tjetrit.
Fjolla e ka thumbuar herë pas here në rrjetet sociale ku ka treguar se ndarja nuk ka qenë miqësore e madje e quan edhe tradhëtar. “Nëse ke humbur një tradhtar mos qani sepse ai ka humbur një femër që e do ndërsa ti ke humbur një mashtrues”- shkruan këngëtarja.
Ndërkohë që Fisniku në një intervistë ka thënë: Ata që rrinë me mua e dinë që nuk jam tradhëtar, kur jam në një lidhje jam i fokusuar aty. E kemi parë që nuk funksionon më lidhja jonë, ka mbaruar gjithçka!”
/a.r