Ish-presidenti Bolivian Evo Morales ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përdorimin e luftës në Ukrainë për të sulmuar “ushtararisht, politikisht dhe ekonomikisht” popullin e Rusisë dhe përpjekjen për të rrëzuar qeverinë e kësaj të fundit.
Në një seri postimesh në Twitter, Morales tha gjithashtu se presidenti amerikan Joe Biden – i cili e ka quajtur Putinin “kriminel lufte” dhe gjatë fundjavës tha se homologu i tij rus “nuk mund të qëndrojë në pushtet” – po “kërkonte një grusht shteti” në Rusi, duke shtuar se Uashingtoni ishte në gjendje të keqe për të akuzuar vendet e tjera për kryerjen e krimeve të luftës.
“I vetmi vend në botë që vrau qindra mijëra me bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, që masakron popujt dhe plaçkit burimet natyrore, nuk ka moral për ta quajtur askënd ‘kriminel’”, shkroi ai në Twitter.
/b.h