Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se situata me koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll për momentin, por gjithsesi, me ardhjen e vjeshtës, gjërat mund të ndryshojnë.
“Nuk duhet të shqetësohemi për situatën aktuale, por për atë se çfarë do të na sjellë periudha në vijim dhe fundviti”, tha Brataj nga Vlora. Janë 29-30 pacientë të shtruar në spital, por sipas Bratajt, numri i të infektuarve është shumë më i lartë.
Brataj vuri gjithashtu në dukje se në këtë moment ka një ulje të interesit për vaksinim, por kjo mbetet e vetmja armë në dispozicion për të luftuar virusin, tha ai. “Këtë vit do të kemi edhe rreth 1 milion vaksina, pasi kontratat tashmë janë mbyllur. Ndaj është e nevojshme që vaksinimi të vijojë”.