• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i flet shqiptarisë, Berisha të pashpresëve e Meta Celltikut të Skocisë!

by Denis Dyrnjaja
12/05/2024 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme politike në Shqipëri dhe vetëm brenda 24 orësh, shqiptarët panë edhe nje herë panë diferencat e mëdha të vizionit, mënyrës, formës, përmbajtjes, arsyes dhe qëllimit, se përse dhe si bëhet politikë.

Brenda 24 orësh ish Presidenti Ilir Meta, sot president i vetëshpallur i Partisë së Lirisë dhe sfidanti i pretenduar për të rrezuar Edi Ramën nga pushteti, iu fliste përmes një videoje selfie tifozëve të Celltikut në Skoci për fitoren e kampionatit, të futbollit, ndërsa aleati i tij nga rrugica e pa ‘shpresës’ Sali Berisha  lëshonte syret e tij politike të zakonshme për një shpurë idhëtarësh që nuk dinë as vetë pse vazhdojnë të ecin në një rrugicë pa dalje politike.

Nga ana tjetër kundërshtari i tyre Edi Rama mblodhi mijëra bashkombas në Greqi, duke lëshuar treguar dhe konfirmuar fuqinë elektorale dhe duke përthithur në mënyrë gati hipnotizuese vëmendjen e qindra mijëra shqiptarëve në çdo shtet a vend ku ka një zemër kuq e zi. Kaq e thjeshtë është të kuptosh ku qëndron diferenca e madhe politike dhe përse Edi Rama ua merr zgjedhjet ne mënyrë të përsëritur dhe të paralajmëruar një vit përpara opozitarëve të molotovit në Tiranë.

Sepse politika nuk është çështje force, muskujsh a frustrimi, aq më keq dhune klithmash apo imponimi. Është çështje idesh, vizionesh dhe sigurisht komunikimi. Mënyra dhe koha, vendi e mesazhet se si Edi Rama gjen për t’i adresuar janë krejtësisht të ndryshme nga ato që kundërshtarët e tij politikë ofrojnë. Ndërsa Rama çel rrugë te reja komunikimi me shqiptarët, opozita ka mbetur në çarkun e ndryshkur të përsëritjes së vetvetes me të njëjtën gjuhë refraktare, me të njëjtat forma reagimi, me te njëjtët personazhe “të lodhur” dhe pa ide, të zhveshur tanimë nga miti i fuqisë inflacioniste politike të dikurshme. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe lexuar tanimë këtë. Prandaj ata mungojnë te rrugica e shpresës a lirisë dhe te protestat shterpë para bashkisë.

Kanë kuptuar se nuk kanë të njëjtën valë me ata që pretendojnë t’i përfaqësojnë, qeverisin apo shtetërojnë. Është e dukshme dhe e qartë. E ndoqa fjalimin e Edi Ramës me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Kur fliste pashë se rrudhat i janë shtuar në ballë dhe vitet e pamëshirshme të kohës kanë nisur te shfaqin gjurmët e tyre, por kjo i takon thjeshtë sipërfaqes, pasi ndoshta edhe paradoksalisht, koha politike për liderin e socialistëve sa vjen e rinohet, ai rishpik veten she me këtë rast edhe rinovohet. Kryeministri 11 vjeçar (mosha e pushtetit) po konfirmon çdo herë e më shumë se vitet nuk prodhojnë të njëjtin efekt për të gjitha qeniet politike.

Dikë e maturojnë e dikë e çakordojnë, dikë e bëjnë të zgjerojë dimensionet publike e dikë të rrudhet e zvogëlohet mendërisht edhe brenda dimensioneve te veta fizike. Mesazhet e kryeministrit shqiptar me bashkatdhetarët tanë te Greqisë ishin një tjetër sinjal i parakohshëm se Edi Rama është vështirësisht i mundshëm në zgjedhje, te paktën përsa kohë kundërshtarët e tij janë dy njerëz që jetojnë me të shkuarën e tyre, jo me të tashmen duke parë nga e ardhmja. Ndaj pa gjetur vetveten, mendësi të re, frymë e njerëz me mendim dhe kreativitet, besueshmëri, simpati dhe integritet Berishës, Metës@co do iu duhet të presin gjatë në opozitë, ndoshta deri kur nje ditë Rama do ta lërë pushtetin vetë.

Next Post
Autori u arrestua pasi i vodhi sendet personale çiftit italian, Balla: Turistët, miq në besën e shqiptarëve

Autori u arrestua pasi i vodhi sendet personale çiftit italian, Balla: Turistët, miq në besën e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In