• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athinë/ Emigrantët pas takimit: U emocionuam! Rama t’i tregojë Mitsotakis sa e madhe është forca e shqiptarëve në Greqi! Përplasjet për Belerin kanë ndikuar

by Java News
12/05/2024 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama është mirëpritur nga shqiptarët në Athinë. Pas përfundimit të aktivitetit shumë prej tyre shprehen optimist për këtë takim që siç thanë ata është i pari i këtij lloji.

Ndërsa e vlerësojnë këtë organizim si një mbështetje për ta, nga ana tjetër disa prej qytetarëve shqiptarë të pyetur nga Report Tv kanë treguar dhe sesi u kanë ndikuar përplasjet mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e Fredi Belerit.

Prononcimet e qytetarëve për gazetaren e Report tv Raziela Myslimaj

Qytetari 1: Shqipëria nuk gjen më si ky…

Qytetarja 2: I pari kryeministër që erdhi këtu në Greqi. Në 30 e ca vite nuk është parë asnjë që të shohë hallet e shqiptarëve çfarë kanë hequr dhe çfarë heqin… unë jam nga Tirana, kam 30 vite në Greqi. Kryeministër më i mirë seëRama nuk vjen më. Është i paparë në tërë botën jo vetëm në Shqipëri. Jemi krenarë që kemi një kryeministër të mrekullueshëm që zgjidh hallet edhe të shqipërisë edhe të shqiptarëve

Pyetje: Pse erdhët sot këtu, për të festuar mes shqiptarëve apo për ti adresuar ndonjë kërkesë Ramës?

Qytetari 3: Doja ti thoja Ramës që pavarësisht nga puna e mirë që ka bërë deri më sot duhet ti tregojë mirë edhe njëherë Mitsotakis se forca e shqiptarëve në Greqi është një forcë e madhe edhe për shqiptarët edhe për grekët. Do i thoja Ramës që të vazhdojë të punojë që ti tregojë Mitsotakis që shqiptarët janë shumë herë më të fortë se ç’e mendojnë.

Pyetje: A do ndikojnë përplasjet e fundit me Greqinë te komuniteti shqiptar këtu?

Qytetari 3: Mendoj se e kundërta do të ndodhë. Dita ditës po e kuptojmë se ato fundërrina që po mundohen të prishin miqësinë me ne dita ditës do jenë më të vogël më të pakët më të pafuqishëm. Jetoj në Greqi prej 25 vitesh. Sot është dita më e bukur për mua dhe të gjithë shqiptarët

Qytetarja 4: Na pëlqeu. E ka bërë Shqipërinë shumë të bukur. Jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe që kemi Ramën kryeministër.  Përplasja mes Shqipërisë dhe Greqisë ndihet pak, te pjesa e dokumenteve hasim vonesa. Jemi 30 vjet këtu dhe kemi thjesht një copë letër.

Qytetarja 5: Jam e lumtur për Shqipërinë tonë. Kam 33 vjet që kam ikur por vendi im i parë është Shqipëria, i dyti është këtu. Përplasja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen Beleri ka ndikuar te ne. Kam 33 vjet me karta, tani nuk më kanë dhënë karta. Kam ngelur pa dokumente. I kam future dhe nuk po i marr dot. Mbase do rregullohet.

Qytetari 6: Sot ishte një ditë shumë emocionale. Pas kaq vjetësh kemi qenë jetim në Shqipëri. Tani na jepet rasti të vijë kryeministri jonë të na përfaqësojë dhe të ndihemi sikur kemi një njeri nga pas. Përplasjet mes dy vendeve për Belerin janë politike nuk ndikojnë te ne. Pjesa e dokumenteve kështu ka qenë gjithmonë, shumë të vështira.

Qytetari 7: U ngrita nga krevati për të parë Ramën, u kënaqa që e pashë, tani u shërova. Beleri vodhi votat. Nesër vjedh dhe bashkinë, tha eksperti. Aty brenda të rrijë. Jam dem babadem shqiptar dhe do mbetem shqiptar./shqiptarja.com

Next Post
Athina vishet kuqezi, Balla: Rama dha mesazhe europiane, ditë pozitive për marrëdhëniet me Greqinë

Athina vishet kuqezi, Balla: Rama dha mesazhe europiane, ditë pozitive për marrëdhëniet me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com