Mbledhja e Kryesisë së PD-së është shoqëruar edhe me debate të forta. Debati ka ndodhur mes deputetit Helidon Bushatit dhe Jemin Gjanës, pasi ky i fundit i ka kërkuar deputetit që mos të merret me gjëra të vogla, siç janë dyert sipas tij, por të diskutojë për gjëra më të rëndësishme.
Gjana: Më vjen keq se je edhe familje e madhe e bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjera me të rëndësishme.
Bushati: Mos me cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd, por mos me cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.
g.kosovari