Një libër që rrëfen të gjitha betejat politike që janë bërë në Tiranë përgjatë ekzistencës së saj të sjella nga Bamir Topi, ish presidenti ndërthur edhe ato beteja të cilat i ka parë dhe përjetuar vetë.
Në librin e tij “Betejat e humbura të Tiranës”, Topi sjell të vërtetat e tij nga këndvështrimi si ish kryetar i shtetit.
Në një intervistë për ‘Repolitix’ në Report Tv, Bamir Topi foli për një nga këto beteja të zhvilluar brenda PD, konkretisht për zgjedhjen e kandidatit të PD për kryetar të Bashkisë Tiranë në vitin 2000.
Topi rrëfen se në garë ishte ai dhe Besnik Mustafaj dhe dolën në balotazh, por Berisha doli dhe tha në media se fitorja e partë ishte arritur duke bërë një lapsus të rëndë.
Kjo la të kuptohet se i preferuari i tij nuk ishte Bamir Topi dhe se ishte ai që i vendoste kush do zgjidhje dhe jo gara brenda PD. Kjo ka qenë edhe krisja e tyre e parë.
“Dikush në PD bëhet fjalë për vitin 2000 pasi u zhvillua një garë e brendshme brenda PD dhe kaloi në balotazh, të nesërmen e asaj beteje elektorale brenda PD, pa dashur dikush drejtues i PD i thotë njerëzve që dje kishim një garë elektorale brenda nesh ju njoftoj me gëzim që betejën e parë e fituam, tani kemi betejën me kundërshtarin politik.
Kjo është një deklaratë e dalë nga subkoshienca, pasi ai ishte lapsus shumë i fortë, sepse ai duhet të demonstronte se kujt i takonte. Bëhet fjalë për nxjerrjen e kandidatit zyrtar të PD për Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku personi tjetër në garë isha unë. Përballë Besnik Mustafaj isha unë.
Ai që unë kisha përballë mbetet miku im, nuk kam asgjë me të, por me liderin e PD Berisha të asaj kohë që bëri një prononcim dhe lapsus të panevojshëm që nënkuptonte një gjë tjetër”, tha Bamir Topi.
Lidhur me dorëheqjen e Lulzim Bashës, Topi tha se ai e kishte parashikuara që 10 vite më parë se do të largohej nga PD pa asnjë trofe. Ndërsa për kryetar të ardhshme të PD ai shikon Berishën duke shtuar se nëse nuk garon vetë do të zgjedhë një besnik të tij që të punojë në urdhrat e tij duke krijuar skenarin “Luli 2”
“Berisha e ka kuptuar që duke u rikthyer me një lloj dhe erdhi deri ne këtë fitore që mori në Shkodër. Tani ky do të jetë interlokutor institucionale i PD qoftë edhe në opozitë që e bën me faktorin ndërkombëtarë. Se si do jetë reagimi i tyre është tjetër gjë. Mund të jetë edhe karta që ky luan fortë që do jem unë kandidat për PD dhe në finish pasi ta ketë spastruar kupolën e PD nga njerëzit e Bashës do të vendos njerëzit e tij besnik të punojë për dikë që është nën vendimmarrjen e tij dhe do bëjë skemën “Luli 2″.
Kur Basha erdhi në krye të PD kam deklaruar se ka ardhur dhe do iki pa asnjë trofe dhe kjo u vërtetua. Ai ka ardhur në 2013 në një garë aspak të ndershme me të ndjerin Olldashi dhe iku pa asnjë trofe. Në bindjen time ai njeri ishte i prerë për të mos marë asnjë trofe. Ai është në bindjen tim aq i pabesueshëm sa edhe në këtë lloj lëvizje nuk besohet. Premisat janë që të mos besohet largimi i tij nga drejtimi i PD”, tha Topi.