Avokatja ndërmjetësuese Eni Çobani ka paditur asistentin e saj duke e akuzuar se i ka marrë 30 mijë euro të një klienti. Çështja ka përfunduar në gjykatë dhe sot jepet masa e sigurisë për Erik Çoratin, i cili është arrestuar më 19 mars 2022, pas kallëzimit nga avokatja.
“Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike”, thuhet në kallëzimin penal, informon Ora News.
Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” të parashikuara nga nenet 143/2, 135 ,180 dhe 181 të K.Penal. Vetë Çorati mohon të ketë kryer këtë akuzë por thotë se Çobani e ka përdorur për të fshehur paratë./m.j