Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se nëse vendi i tij do të ishte pranuar në aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut më herët, atëherë Rusia nuk do t’i kishte pushtuar.
“Po të ishim anëtar i NATO-s, nuk do të kishte filluar lufta. Do të doja të merrja garanci sigurie për vendin tim, për popullin tim”, tha Zelensky për Fareed Zakaria të CNN në “GPS”, duke shtuar se ai ishte mirënjohës për ndihmën që NATO ka dhënë që nga fillimi i pushtimit, përcjell abcnews.al.
Më tej ka një mesazh për aleancën. “Nëse anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të na shohin në aleancë, atëherë bëjeni menjëherë sepse njerëzit po vdesin çdo ditë”, theksoi ai.
“Por nëse nuk jeni gati të ruani jetët e njerëzve tanë, nëse thjesht dëshironi të na shihni në dy botë, nëse doni të na shihni në këtë pozicion të dyshimtë ku ne nuk e kuptojmë nëse mund të na pranoni apo jo, nuk mund të na vendosni në këtë situatë, nuk mund të na detyroni të jemi në këtë harresë”, shtoi ai.
“Unë u kërkova atyre personalisht që të thonë drejtpërdrejt se ne do t’ju pranojmë në NATO pas një viti ose dy ose pesë, thjesht ta thonë drejtpërdrejt dhe qartë, ose thjesht të thonë jo,” tha Zelensky.
“Dhe përgjigja ishte shumë e qartë, ju nuk do të jeni anëtar i NATO-s, por publikisht, dyert do të mbeten të hapura”, tha ai.
/b.h