Bashkoju nismës, thuaji “JO” çmimeve spekuluese që vrasin konsumatorin!
Është e vërtetë që disa produkte në tregun global janë rritur dhe situata ekonomike është ende e paqartë. Por, ky është momenti kur duhen mbrojtur pikërisht ata që janë më të dobët.
Nëse je një biznes i madh apo i vogël, bashkoju nismës dhe mos i rrit çmimet për klientët e tu! Vendose këtë logo në ambjentet e biznesit tënd!
Nëse je një blerës, bojkoto të gjitha ato dyqane që në mënyrë të padrejtë rrisin çmime, që rëndojnë në xhepat e tu.
Të qenit bashkë në ditë të vështira është mesazhi më shpresëdhënës, që të gjithë ne mund të përçojmë për veten dhe të ardhmen e atyre që duam!/m.j
https://www.facebook.com/Stop-Abuzimit-ndaj-Konsumatorit-106275068693369
Shume e drejte .Bravo