Monika Lubonja është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip” pasi ka krijuar shumë situata në shtëpi. Edhe pas daljes aktorja vazhdon të komentohet mjaft në rrjet, me deklaratat dhe raportet e saj me ish-banorët e tjerë që brenda shtëpisë i kishte miq.
Gjatë ditës së sotme, Monika Lubonja ishte e ftuar në një intervistë në “Live Frome Tirana”, ku ka rrëfyer marrëdhënien e saj me banorët e tjerë të shtëpisë tani që ka mbaruar BBV.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për raportin e saj me aktoren Arjola Demiri dhe balerinin Ilir Shaqiri.
Pyetje: Pengu gjatë lojës në “BBV” i Monikës?
Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi.
Pyetje: Si ka qenë marrëdhënia e Monikës me Arjolën pas daljes nga “BBV”?
Unë i kam shkruajtur kur dola, e kam pyetur si i ka fëmijët, jam mirë më ka thënë, kam emocione. Të dyja nuk kemi qenë mirë, sepse Arjola është nënë e 3 fëmijëve dhe nuk ka qenë e lehtë për të. Ne nuk jemi përditë bashkë sepse punojmë. Arjola shumë shpejt do të nisë edhe një projekt në Kosovë dhe kjo bën që ne mos të jemi përditë bashkë. Mua më bëhet qejfi që kemi projektet tona, që jemi duke punuar. Në një moment që do të kemi hapësirat e lira do të pimë kafe, do të flasim më njëra tjetrën dhe do të diskutojmë. Ne e njohim njëra-tjetrën, e kemi njohur edhe brenda “BBV” thjesht me shikim.
Pyetje:Po marrëdhënia me Ilirin?
E kam thënë që nganjëherë njerëzit dua t’i shikoj si miq edhe në një lojë sepse e izoluar për 4 muaj në një moment përtej asaj lojës, strategjisë ngelet njerëzorja. Ne nuk kemi pasur kohë të takohemi, nuk e di, t’ja lemë kohës, situatave. Nuk jam njeri që bëj plane.
Pyetje: Marrëdhënia me ish-banorët e tjerë të “BBV” si ka qenë për Monikën?
Jam takuar me Kledin, me Fifin disa herë, me Dj PM, me Dagzin. Këta janë grupi që unë i dua dhe nuk më ka zhgënjyer nuhatja sepse vetë përvoja më bën të mos gaboj në gjërat që shikoj. Unë e kam thënë që për mua marrëdhënia, toni se si flasin njerëzit apo vështrimi i tyre janë vendimtare.
Pyetje: Fillimisht, cila ka qenë Monika para “BBV” dhe cila është Monika pas “BBV”?
Para “BBV” isha po ajo Monikë që po vazhdon akoma sepse ato kohë punoja si këshilltare, merresha me organizimin e fëmijëve në Bashkinë e Tiranës. Gjërat e mia ishin pezulluar me kohë. Unë në një marrëdhënie institucionale jam korrekte dhe jam krenare për këtë. Do e falenderoja kryebashkiakun Erion Veliaj për këtë mundësi që më dha. Pastaj isha gjithmonë në kuadrin që doja të ngreja shfaqjet, ato që kam përzemër, që dua të sjell muzikalin për herë të parë për fëmijët në Shqipëri me të gjithë grupmoshat e fëmijëve, me muzikantë, profesionistë, aktor, etj. Tani që dola besoj se shumë shpejt do të ngrejë grupin e aktorëve të vëgjel për me 1 qershor për një muzikal por nuk po zbuloj më shumë. Unë kam 2 muzikale për të sjellë, një në qeshor dhe një në fundvit. Janë projekte që dua t’i ngre me profesionalizëm. Unë jam imazhi i një rrjeti dyqanesh me veshje, më pëlqen si projekt. Dua që të gjitha gratë të kenë një tjetër mënyrë veshjeje dhe t’i shikojnë me më shumë ngjyra. Nëse do të isha në një kohë tjetër do të isha padiskutim aktore por do merresha edhe me modën.
Pyetje: A ka pasur oferta për shfaqje Monika?
Ne do të vazhdojmë sezonin e dytë të serialit “Hot” me Ermal Mamaqin. Roli im në këtë serial pritet të zhvillohet më shumë. Oferta për reklama kam shumë por pavarësisht anës monetare dua të jem e kursyer për pjesën e imazhit tim. Bashkëpunimi me një rrjet dyqanesh për veshje ka qenë shumë e mirë për mua. Të dielën ndërkaq do të marshojmë për një kauz sociale. Do të dëshiroja që të gjithë të vinë në orën 11 të paradites tek Materniteti. Gjithashtu jam duke lexuar për një vepër që së shpejti pritet të dalë në skenë si shfaqje e titulluar “Njeriu me Tatuazh”, ku do të jem aktore. Panorama