Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videon e qytetarëve nga QSUT që kanë përfituar shërbim shëndetësor nga paketat e financuara 100% nga shteti.
Duke bërë me dije një sërë ndërhyrjesh të përfituara falas, Manastirliu thekson se këto shërbime direkte jepen në kohë dhe më cilësi për të gjithë qytetarët.
Në video qytetarët tregojnë se shërbimet e marra u kanë kursyer lekë nga xhepat e tyre, teksa falenderojnë mjekët dhe infermierët për shërbimin.
“Për këtë shërbim që kemi jemi shumë të kënaqur”, shprehet pacientja e dializës në QSUT.
“Lehtësia që na u krijua nga paketat e Ministrisë, shprehim mirënjohje dhe respekt”, thotë një tjetër familjar i pacientit të transplantit të veshkave.
“Shërbimi ka qenë shumë i mirë, i saktë, mjekët të papërtuar”, tha pacienti i cili ka përfituar falas ndërhyrjen e koronares.
“Kam operuar një sy tek private kam paguar 400 euro, syrin tjetër këtu në shtet asnjë lekë nuk kam paguar”, shprehet pacienti pasi ka kryer ndërhyrjen e kataraktës në QSUT.
Paketat shëndetesore falas i kanë përfituar pacientet si në sherbimin publik dhe privat të financuar nga shteti.
Nga viti 2015 kanë nisur të ofrohen paketat e shërbimeve falas për kardiologjinë dhe janë 45,178 përfitues, edhe paketat e kardiokirurgjisë ofrohen falas nga 2015 dhe janë 5,848 përfitues. Gjithashtu paketa e transpalntit të veshkave financohet 100% shteti që prej 2015 dhe janë 125 përfitues. Shërbimi dializës nga 2015 që ofrohet falas, janë kryer 903,200 seanca dhe kanë përfituar 6,286 qytetarë.
Nga paketa e kataraktës që prej vitit 2018 kur ofrohet falas nga shteti kanë përfituar 7,745 qytetarë. Paketa e radioterapisë e cila ofrohet falas nga 2019 janë kryer 66,236 seanca nga qytetarët dhe implanti koklear një ndërhyrje e kushtueshme që po kryehet falas në vendin tonë nga 2020 kanë përfituar 25 qytetarë.
/a.r