Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Twitter duke u kërkuar rusëve të tërhiqen kundër narrativës pro-luftës të paraqitur nga qeveria ruse.
Në një klip që zgjat mbi nëntë minuta, Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet në vend gjatë karrierës së tij si bodybuilder.
Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm“.
Duke renditur një mori sulmesh ruse kundër qyteteve të Ukrainës, Schwarzenegger u thotë rusëve se si rezultat i krizës humanitare, pushtimi i Vladimir Putinit ka lëshuar “Rusia tani është e izoluar nga shoqëria e kombeve“.
Aktori i dërgon dhe një mesazh të drejtpërdrejtë Vladimir Putinit: President Putin, ti e nise këtë luftë. Ju jeni duke e udhëhequr këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë.
Ai shton se “mijëra ushtarë rusë janë vrarë” pasi janë kapur mes forcave ukrainase që “luftojnë për atdheun e tyre dhe udhëheqjes ruse që lufton për pushtim“.
Ylli i “Terminator” përfundon duke lavdëruar mijëra protestues rusë të arrestuar nga policia javët e fundit, duke u thënë atyre “bota e ka parë trimërinë tuaj“, duke shtuar “ju jeni heronjtë e mi“./ Javanews
I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV
— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022
g.kosovari