Në një intervistë për BBC, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se Putin tashmë ka dështuar.
Sipas Johnson, Putin nuk e dinte se çfarë e priste kur dërgoi trupat e tij për të pushtuar Ukrainën.
Ai akuzoi Putinin për kryerjen e një sërë krimesh lufte në një nivel që nuk ka ndodhur në Evropë që nga Rajhu i Tretë, në Luftë e Dytë Botërore.
“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani. Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht ushtrinë, tanket dhe armaturën e tij”, deklaroi Johnson gjatë intervistës.
Ai tha se Britania e Madhe do të vijojë të mbështesë popullin ukrainas në këtë luftë të përgjakshme.
g.kosovari