Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor. Sipas tij në Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm kanali i Cukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.
“Në Pogradec 15 zyrtarë e ish zyrtar kanë regjistruar një objekt brenda shkollës 9-vjeçare Memlisht në kundërshtim me ligjin. Rasti i dytë ka të bëjë me disa legalizime në 2019 e në vazhdim në kadastrën e Sarandës. Njësia ka nisur verifikimet ku zbuloi se legalizim në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë Turizëm-kanali i Cukës dhe në dokumentacionin e tyre nuk është shënuar as koha as viti i ndërtimit, por në dosjen është administruar dhe një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve. Në momentin e legalizimit ka pasur kërkesë për prishjen e tyre, jo që nuk u prishën por është përmbyllur i gjithë legalizimi tyre. Janë kallëzuar ish zyrtarë dhe zyrtarë të kadastrës Sarandë, nga ish drejtori deri te specialistët përkatëse”, tha Manja.
g.kosovari