Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë kanë mbërritur mbrëmjen e së martës në Ukrainë dhe pritet të takohen me presidentin e Ukrainës Vlodomyr Zelensky.
Takimi do të mbahet në Kiev në orën 18:00 (19.00, Tiranë), sipas raportimit të mediave çeke. Të tre liderët pritet që të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas një udhëtimi simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas.
Tre kryeministrat thuhet se kaluan kufirin me Ukrainën këtë mëngjes përpara se të niseshin për në kryeqytet me tren.
Vizita vjen ndërsa Rusia vijon sulmet në Kiev, ku së shpejti do të hyjë në fuqi shtetrrethimi që zgjat deri të enjten. Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e liderëve./m.j