Kjo javë do të karakterizohet nga mot me diell dhe i qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas “MeteoAlb” edhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale në ditët në vijim
“Kemi mot të qëëndrueshëm në orët dhe ditët në vijim. Deri në pjesën e dytë të ditës së premte moti do jetë prezent në gjithë territorin shqiptar dhe nuk priten reshje”.
Fundjava pritet të risjellë vranësira dhe në vende të caktuara nuk do të mungojnë edhe reshjet e dobëta të shiut.
“E premtja dhe fundjava do të sjellë një fuqizim të vranësirave me prezencë të reshjeve. Reshjet do të jenë në sasi të pakta. Temperaturat e ajrit do të fillojnë të ndryshojnë që nga mëngjesi i ditës së nesërme, do të ketë rritje të lehtë dhe graduale nga dita në ditë duke bërë që në zonat malore vlerat të luhaten maksimumi deri në -3 gradë. Temperaturat më të larta do të jenë 17 gradë, ndërsa mesjvaa do jetë më e ngrohtë”.
Sipas sinoptikanëve javët në vijim do të të jenë me alternime ditësh me diell, por edhe me luhatje temperaturash, veçanërisht në zonat malore.
/a.r