Pas protestë së mbajtur ditën e sotme në Tiranë përpara kryeministrisë por që ishte e shtrirë edhe në qytetet e tjera të vendit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.
Postimi i Ballës:
PROTESTA NË KOHË LUFTE?! NUK E DI KUJT I SHËRBEJNË, POR JO SHQIPTARËVE DHE TË GJITHË E DIMË SE KUSH PO I NXIT DHE KUSH E DO ZJARRIN. KUSH E HEDH GURIN DHE KUSH NUK HEZITON TË FSHEHË DORËN. KUSH E DO REALISHT SHQIPËRINË SOT, NUK PËRDORET NGA NONGRATAT KUDO QË NUK E KANË DASHUR KURRË SHQIPËRINË