Aktori i njohur Florian Binaj nga protesta kundër rritjes së çmimeve i bëri thirrje të gjithë figurave publike të bashkohen në këtë organizim.
Ai u shpreh se nuk është këtu vetëm për vete por për të gjithë ata që nuk munden ndërsa vendi në krye të protestës ia liroi kolegut të tij, Irgen Çela i njohur si Xhoda.
“Ky është flamuri më i bukur në botë. Ka që vite e vite që vidhet. Ne jemi sot këtu për njëri tjetrin dhe ata që nuk janë. Jemi për ata motra e vëllezër që kanë lënë vendin dhe kanë ikur jashtë vendit.
Është hera e parë që nuk kuptohet ku fillon sheshi Skëndërbej dhe ku mbaron sheshin Nënë Tereza. Ne jemi sot këtu jo vetëm për fëmijët tanë. I faleminderit atyre prindërve që i kanë marrë fëmijët sot. Faleminderit çdo qytetari që ka ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë.
Jam kritikuar shumë se kam dalë të protestoj. Do doja shumë që ashtu si u bashkua Marin Mema të na bashkohen shumë figura publike. Unë sot nuk jam vetëm. Një tjetër artist i është bashkuar kësaj proteste. Dhe do i liroj pak vendin se kam ardhur me babin”, tha Florian Binaj.
Një thirrje për pjesëmarrje në protestë e pati edhe aktori Irgen Çela. “A më shihni të gjithë të paktën? Jam pjesë e kësaj proteste se kjo është e popullit dhe jo e partive politike. Ashtu siç tha kolegu im, unë i ftoj personazhet publik, se përpara se të jemi VIP-a jemi qytetarë.
Jam për të gjithë ata pensionistë, që kanë frikë të ndezin kaloriferin se u vjen fatura e lartë e energjisë. Ata që kanë frikë të blejnë ushqime në supermarket. Gjyshërit tanë që kanë punuar gjithë jetën dhe nuk kanë marrë asgjë. Jam shumë krenar që jam këtu me juve” – tha ai.
g.kosovari