Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet. Ukraina akuzoi trupat ruse se kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit juglindor të Ukrainës, Melitopol.
Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer nga një “qendër krize” në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si “krim lufte”.