Sot shumica e shteteve kanë bllokuar linjat ajrore me Rusinë, që prej fillimit të përplasjes me Ukrainën, dhe rusët pothuajse kanë shkëputur komunikimet me pjesën më të madhe të shteteve. Por ky është problemi më i vogël që duhet të shqetësohet. Industria e aviacionit rus po përballet me një periudhë tepër të vështirë kjo nga operacionet gjithmonë e më të kufizuara.
Gjithashtu dhe sanksionet e ashpra të vendosura nga SHBA dhe BE kanë bërë që dy prodhuesit kryesorë të avionëve në botë, Boeing (BA) dhe Airbus (EADSF), mos të jenë më në gjendje të furnizojnë pjesë këmbimi ose të ofrojnë mbështetje për mirëmbajtjen për linjat ajrore ruse e njëjta gjë vlen edhe për prodhuesit e motorëve reaktiv.
Në pamundësinë që prodhuesit më të mëdhenj botëror të avionëve të furnizojnë linjat ajrore ruse, do t’i lërë në vështirësi,pasi avionët rus mund të mbeten shumë shpejt pa pjesët e nevojshme brenda disa javësh,ose përndryshe aeroplanët do të jenë të detyruar të fluturojnë pa zëvendësuar pajisjet aq shpesh sa rekomandohet për të operuar në mënyrë të sigurt,por gjë e cila është e pamundur për një periudhë të gjatë.
Mosfurnizimi me pajisjet apo shërbimet nga prodhuesit në të mëdhenj ndërkombëtar krijon një ngërç ekonomik në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik ndërkohë që linjat ajrore janë thelbësore për ekonominë Ruse.
Transportuesi kryesor i Rusisë, Aeroflot, është shkëputur nga Saber, i cili kishte siguruar shtyllën kompjuterike që i lejonte linjës ajrore të rezervonte lehtësisht biletat. Dhe kompanitë e qiradhënies së avionëve, të cilat zotërojnë rreth 80% të afro 900 avionëve komercialë në flotën ruse, janë urdhëruar të riposedojnë ata avionë deri në fund të këtij muaji. Ata avionë të marrë me qira kanë një vlerë të deklaruar prej 13.3 miliardë dollarësh, sipas të dhënave nga firma analitike e aviacionit Cirium, megjithëse vlera e vërtetë e tregut për momentin ka të ngjarë të jetë një fraksion i kësaj.
Sipas Charles Lichfield i cili është zëvendësdrejtor i Qendrës GjeoEkonomike në Këshillin Atlantik, një institut ndërkombëtar i mendimit, prioriteti i qeverisë ruse nuk përfshin sigurinë dhe besueshmërinë e konsumatorëve”
“Rusia është kombi më i madh në botë për nga masa tokësore, më shumë se dyfishi i madhësisë së Shteteve të Bashkuara kontinentale. Ajo duhet të ketë një industri të qëndrueshme ajrore për të mbajtur ekonominë e saj të funksionojë”, theksoi Lichfield.
“Rusët nuk fluturojnë aq shumë sa amerikanët. Ata nuk fluturojnë në Siberi për pushime. Por industria e linjave ajrore është një lidhje thelbësore për bizneset, jo vetëm për fluturimet ndërkombëtare, por edhe për shërbimin e brendshëm për sektorin e saj të energjisë, për shkak të nevojës për të transportuar inxhinierë, punëtorë të tjerë dhe pajisje drejt dhe nga fushat e saj të largëta të naftës,është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Rusisë. Ata kanë nevojë për atë shtyllë kurrizore. Ata kanë nevojë për një industri bazë vendase për të qëndruar në vend”, tha ai.
Gjithashtu edhe Richars Abulafia,drejtor menaxhues i AeroDynamic Advisory ka deklaruar se brenda një viti Rusia do të pushojë së pasuri çdo lloj industrie të qëndrueshme ajrore si dhe industria e linjave ajrore të vendit së shpejti mund ta gjejë veten diku midis industrive të sanksionuara rëndë në Iran dhe Korenë e Veriut.
/b.h