• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia shumë shpejt pa aviacion civil? Industria në krizë të thellë prej sanksioneve perëndimore

by
11/03/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shumica e shteteve kanë bllokuar linjat ajrore me Rusinë, që prej fillimit të përplasjes me Ukrainën, dhe rusët pothuajse kanë shkëputur komunikimet me pjesën më të madhe të shteteve. Por ky është problemi më i vogël që duhet të shqetësohet. Industria e aviacionit rus po përballet me një periudhë tepër të vështirë kjo nga operacionet gjithmonë e më të kufizuara.

Gjithashtu dhe sanksionet e ashpra të vendosura nga SHBA dhe BE kanë bërë që dy prodhuesit kryesorë të avionëve në botë, Boeing (BA) dhe Airbus (EADSF), mos të jenë më në gjendje të furnizojnë pjesë këmbimi ose të ofrojnë mbështetje për mirëmbajtjen për linjat ajrore ruse e  njëjta gjë vlen edhe për prodhuesit e motorëve reaktiv.

Në pamundësinë  që prodhuesit më të mëdhenj botëror të avionëve të furnizojnë linjat ajrore ruse, do t’i lërë në vështirësi,pasi avionët rus mund të mbeten shumë shpejt pa pjesët e nevojshme brenda disa javësh,ose përndryshe aeroplanët  do të jenë të detyruar të fluturojnë pa zëvendësuar pajisjet aq shpesh sa rekomandohet për të operuar në mënyrë të sigurt,por gjë e cila është e pamundur për një periudhë të gjatë.

Mosfurnizimi me pajisjet apo shërbimet nga prodhuesit në të mëdhenj ndërkombëtar krijon një ngërç ekonomik në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik ndërkohë që linjat ajrore janë thelbësore për ekonominë Ruse.

Transportuesi kryesor i Rusisë, Aeroflot, është shkëputur nga Saber, i cili kishte siguruar shtyllën kompjuterike që i lejonte linjës ajrore të rezervonte lehtësisht biletat. Dhe kompanitë e qiradhënies së avionëve, të cilat zotërojnë rreth 80% të afro 900 avionëve komercialë në flotën ruse, janë urdhëruar të riposedojnë ata avionë deri në fund të këtij muaji. Ata avionë të marrë me qira kanë një vlerë të deklaruar prej 13.3 miliardë dollarësh, sipas të dhënave nga firma analitike e aviacionit Cirium, megjithëse vlera e vërtetë e tregut për momentin ka të ngjarë të jetë një fraksion i kësaj.

Sipas Charles Lichfield  i cili është zëvendësdrejtor i Qendrës GjeoEkonomike në Këshillin Atlantik, një institut ndërkombëtar i mendimit, prioriteti i qeverisë ruse nuk përfshin sigurinë dhe besueshmërinë e konsumatorëve”

“Rusia është kombi më i madh në botë për nga masa tokësore, më shumë se dyfishi i madhësisë së Shteteve të Bashkuara kontinentale. Ajo duhet të ketë një industri të qëndrueshme ajrore për të mbajtur ekonominë e saj të funksionojë”, theksoi Lichfield.

“Rusët nuk fluturojnë aq shumë sa amerikanët. Ata nuk fluturojnë në Siberi për pushime. Por industria e linjave ajrore është një lidhje thelbësore për bizneset, jo vetëm për fluturimet ndërkombëtare, por edhe për shërbimin e brendshëm për sektorin e saj të energjisë, për shkak të nevojës për të transportuar inxhinierë, punëtorë të tjerë dhe pajisje drejt dhe nga fushat e saj të largëta të naftës,është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Rusisë. Ata kanë nevojë për atë shtyllë kurrizore. Ata kanë nevojë për një industri bazë vendase për të qëndruar në vend”, tha ai.

Gjithashtu edhe Richars Abulafia,drejtor menaxhues i AeroDynamic Advisory ka deklaruar se brenda një viti Rusia do të pushojë së pasuri çdo lloj industrie të qëndrueshme ajrore si dhe  industria e linjave ajrore të vendit së shpejti mund ta gjejë veten diku midis industrive të sanksionuara rëndë në Iran dhe Korenë e Veriut.

/b.h

Next Post
Kriza reale e zgjedhjeve të 2021

Suksesi që të lë zbuluar, pse Ramës i duhet të përballet direkt me protestat sociale që sapo kanë filluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In